Limaj, personat e zhdukur do të jenë në tavolinën e dialogut

Limaj, personat e zhdukur do të jenë në tavolinën e dialogut

08:47, 15/01/2019

Zv/kryeministri Fatmir  Limaj ka thënë se çështja e personave të zhdukur është prioritet i Delegacionit Shtetëror në Bisedime me Serbinë dhe se nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes se personave të zhdukur, raporton SyriKosova


Po ashtu Limaj ka bërë me dije se i ka kërkuar Komisionit të përgatis dhe të furnizoj delegacionin shtetëror me të gjithë materialin dhe informacion që disponon ky kom

Në cilësinë e bashkëkryesuesit të Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, sot prita në takim anëtarë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Me anëtarë të këtij komisioni biseduam për punën e deritashme të këtij Komisioni.

Çështja e personave të zhdukur është prioritet dhe se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa zgjidhjen e çështjes se personave të zhdukur.

Në këtë drejtim, Komisioni do të vazhdoj ta jap kontributin e vet. Kam kërkuar nga Komisioni të përgatis krejt informacionet e deritashmë që disponon komisioni për këtë çështje dhe të furnizoj me material delegacionin. Delegacioni Shtetëror tanimë ka krijuar gjashtë grupe punuese dhe një nga këto grupe do të merret ekskluzivisht me çështjen e personave të zhduku

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco