Vuçiç: Njëherë qemë gati të përlesheshim, Kuçi iu sul Daçiçit, kurse unë Thaçit

Vuçiç: Njëherë qemë gati të përlesheshim, Kuçi iu sul Daçiçit, kurse unë Thaçit

07:20, 15/01/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë një detaj nga takimet që i zhvillon me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në një intervistë për “TV Pink”, ai tha se në takimet në katër sy me Thaçin flasin në gjuhën angleze, mirëpo kur gjërat nxehen, atëherë kalojnë në serbisht. “Flasim në anglisht, derisa nuk vjen deri tek ndonjë përplasje verbale… atëherë kalojmë në serbisht”, tha Vuçiçi.

Madje, sipas Zërit, ai tregoi se në një rast kanë qenë afër një përleshjeje fizike, por se gjithçka ka përfunduar shpejt. “Njëherë ishim afër përleshjes fizike. (Hajredin) Kuçi iu sul (Ivica) Daçiçit, ndërsa unë atij… Por, gjithçka përfundoi shpejt”, tha Vuçiçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/01/2019 12:47

Hajde perralla me mbret.Aleksander vuqiq loja juaj me Edin dhe me Thaqin e kuptuan tani gjithe shqipteret e shqiperise kosoves te maqedonise dhe mali te zi bashke me diasporen.Sado te manipuloni me ithtaret e sorrosit dhe te Toni Blerit ne BE si MONGERINI ,komisionieri Han dhe keshilltari Bolton nuk mundeni te nje popull te tere .Ju nuk I njihni ato kurse ato Ju njohin juve.Ne cmendurine tuaj nuk keni as edhe popullin serbe I cili eshte ngritur kunder jush se nuk duan lufte dhe se gjithe popujt e botes bashke me udheheqesit e tyre jane kundra.Edhe presidenti I Amerikes Tramp eshte keq keshilluar nga njerzit e sorrosit dhe serbofilet por edhe ai do ta kuptoje te verteten e ketij mashtrimi.E verteta e zhduke te koten thote ZOTI NE KURAN.

Shto koment

Denonco