Ekipi negociator pranon kompromise, por jo të rënda

Ekipi negociator pranon kompromise, por jo të rënda

12:40, 14/01/2019

Me të përfunduar takimi i ftuar nga Kadri Veseli, bashkëkryesuesi nga Ekipi Negociator, Shpend Ahmeti ka dhenë deklaratë për media.

Ahmeti tha se në Bruksel është bërë e qartë se nuk do të ketë dialog nëse nuk diskutohet për njohjen e ndërsjellë.

“Sot e patëm takimin e radhës të koordinimit me krerët shtetërorë.  Kemi dakordim të plotë që për neve nuk ka më dialog teknik ku duhet të flasim për dialog teknik . Nëse nuk ka njohje të ndërsjellë dhe nëse nuk ka perspektivë për anëtarësimin në OKB, asnjë nga pikat e marrëveshjes me Serbinë nuk do të vlejë. Kemi informuar për krijimin e gjashtë komisioneve si pjesë e delegacionit që do të mbulojnë të gjitha temat që do të ngritën. Sot një i dërguar nga Mogherini do të diskutojë me anëtarët e ekipit negociator. Është e qartë që po mundohemi ta përdorim këtë dritare të hapur që të arrijmë marrëveshje me Serbinë. Por është e qartë që ne nuk pajtohemi me kompromise të rënda, kemi Kushtetutën e Kosovës, kemi qëndrimet tona”, ka thënë Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco