VIDEO/ Emigrantët shqiptarë, mbi 5 orë pritje në të ftohtë në pikën kufitare

VIDEO/ Emigrantët shqiptarë, mbi 5 orë pritje në të ftohtë në pikën kufitare

07:36, 13/01/2019

Emigrantët nga Kosova dhe Shqipëria, që janë duke u kthyer në shtetet e Perëndimit, por ata detyrohen të presin në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare deri në 5 orë në kushtet e një moti tejet të ftohtë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se për të dalë nga Kosova, në Merdare pritet 280 deri në 300 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje.

Mbrëmë ata janë vizituar nga deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, i cili ka thënë se është shumë e vështirë që në temperaturat të tilla të pritet për më shumë se 5 orë dhe ka bërë thirrje që qytetarët t'i ndihmojnë bashkatdhetarët me batanije. 

"Në emrin e qytetarëve të Kosovës, për ju vëllezër e motra kurbetqarë, jam nisur në Merdare në kufi, për t'ju dhënë nga vetja sadopak nga një batanie për rrugë! Edhe pse e di që i keni të gjitha, si shenj e pritjeve me orë të gjata me vrau ndergjegja që të qëndrojë i ulur në shtepi! Dhe u nisa tani për atje. Zoti ju bekoftë të gjithë shqiptarëve! Shihemi pas pak! Labinot Tahiri, Ferizaj, Kosovë e Shqipërisë."

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco