Kosova larg ëndrrës së Enver Malokut

Kosova larg ëndrrës së Enver Malokut

12:32, 11/01/2019

Njëzet vjet pas vrasjes së Enver Maloku, përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe familjarë, kanë kërkuar zbardhjen e vrasjes së publicistit.

Për nder të veprës së tij, LDK sot mbajti një akademi përkujtimore, ku u tha se Kosova po bëhet, por larg nga ëndrrat e Enverit.

Agim Veliu, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka kërkuar drejtësi për vrasjen e tij, e po ashtu zbardhjen e këtij rasti.

Ndërsa e bija e Enver Malokut, Doruntinë Maloku tha se ky krim edhe pas 20 viteve, është shumë i freskët.

Ajo ka kërkuar drejtësi për babain e saj duke thënë se Kosova po bëhet por larg ëndrrës së Enverit.

"Kur u vra babi para syve tanë, unë që isha 16 vjeçare, tash kam pothuajse moshës e mamit kur mbeti e ve. Po rriten edhe nipat e mbesat. Kosova po ashtu po bëhet, por larg nga ëndrrat e Enverit. I jemi mirënjohës të gjithë atyre. Dera e familjes tonë është e hapur përherë me ju, që dhimbjen na i keni bërë më të lehtë, dhe krenarinë më të madhe", ka përfunduar ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco