Deputeti i VV: Rama, gomar dhe tradhtar, Cakaj propozim i agjentit të UDB Baton Haxhiu

Deputeti i VV: Rama, gomar dhe tradhtar, Cakaj propozim i agjentit të UDB Baton Haxhiu

10:42, 11/01/2019

Deputeti i Vetvendosjes Sami Kurteshi e ka cilësuar Edi Ramën si “gomar dhe tradhtar” ndërkohë që Gent Cakajn e ka cilësuar si kandidaturë të spiunit të UDB-së Baton Haxhiu.

Reagimi i Kurteshit i’u bashkua reagimeve të shumta që erdhën nga Kosova në të cilat u mbështet qëndrimi i Presidentit Meta për  mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Qëndrimet publike të Gent Cakajt pro ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës nuk janë kapërdirë nga politikanët dhe opinion publik në Kosovë.

Ja postimi i plotë i Sami Kurteshit

Edi Rama, jo vetëm është gomar por po bëhet edhe tradhëtar!

Kosovare/ë/t në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë i emëron Kryeministri, qoftë ky edhe gomar. E drejtë legjitime e të parit.

Por Kosovare/ë/t për poste ministrash në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kur i delegon krimineli dhe spiuni u udb-bia Baton Haxhiu, me apo pa kërkesën e kriminelit Hashim Thaçi, e i emëron Kryeministri i Shqipërisë, qoftë ai edhe gomar, është edhe tradhëtar.

#Jotradhëtisëkombëtare!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco