Limaj në SYRI.net: Sa herë Kosova ka pasur në krah SHBA-në, ka dalë e fituar

Limaj në SYRI.net: Sa herë Kosova ka pasur në krah SHBA-në, ka dalë e fituar

19:40, 10/01/2019

Zv.kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në një intervistë për emisionin ‘Fakt’ të gazetarit Çim Peka, në Syri.net, ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë si dhe marrdhëniet me SHBA-të.

Limaj tha se askush në Kosovë nuk duhet të ketë frikë nga SHBA, pasi SHBA-të janë personifikim i lirisë për gjithë kosovarët.

Sipas tij me SHBA-të në krahë Kosova nuk i trembet askujt.

‘Nuk ka gjë më të madhe se të shkosh në SHBA dhe të bësh marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.  Është një fat i madh letra e presidentit Trump. Sa herë që Kosova ka pasur në krah SHBA-në, ajo ka dalë e fituar. Një marrëveshje e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë është gjithmonë fitore për Kosovën, për Rajonin dhe për të gjithë shqiptarët. Unë vetëm një frikë kam, që ne të jemi të kujdesshme që të ushqejmë partneritetin me SHBA. Shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm që të ushqejmë partneritetin me SHBA. Nevena frikëson deri sa SHBA-të i kemi në tavolinë. Ne SHBA-të i identifikojmë me lirinë tonë, ne identitetin e themelimit të këtij shteti është bashkëpronare dhe SHBA. Prandaj kur kosovarët i shihni me qëndrime të tilla. Aty ku është në tavolinë SHBA ne nuk kemi frikë askënd’, u shpreh Limaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco