Refuzimi i Gent Cakaj nga Meta/ Vjen reagimi i parë nga Kosova

Refuzimi i Gent Cakaj nga Meta/ Vjen reagimi i parë nga Kosova

13:21, 10/01/2019

Pas refuzimit nga Presidenti Ilir Meta të Gent Cakaj si ministër i Jashtëm, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Kosova.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka përgëzuar Presidentin Meta në lidhje me këtë vendim.

‘Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kërkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, për shembull!’, shkruan Selimi në Facebook

Statusi i plotë i Rexhep Selimi në Facebook:

E përgëzoj Presidentin shqiptar Ilir Meta për mos dekretimin e kandidatit për Ministër te Punëve te Jashtme te Republikës se Shqipërisë. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emëruarën për Ministre te Arsimit. Jo sepse ata janë nga Kosova, përkundrazi, por për arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditën e ministrave nga Kosova  ne Qeverinë shqiptare qe nga Hasan Prishtina e këtej.

Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverinë e Shqipërisë e tash i dërguari i Batonit, apo edhe me keq!

A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesën e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit për Ministre te Arsimit?

Sa mire qe nuk është me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njëjta dore.

Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kërkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, për shembull!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco