Arrestohen serbë e shqiptarë në Zvicër, arsyeja do t’ju habisë

Arrestohen serbë e shqiptarë në Zvicër, arsyeja do t’ju habisë

12:11, 10/01/2019

Policia kantonale e Sht.Gallenit, Thurgaut dhe Cyrihut bëri nje kallezim penal kunder 21 burra te cilen u arrestuan dje, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra duke ju referuar burimeve te policise federale dhe atyre kantonale.

Një operacion i madh policor u krye të martën në tre kantone gjermanofolëse. Në St. Gallen, Thurgau dhe Cyrih, policia arrestoi 21 burra. Tre automjete u jane konfiskuar. Ministria Publike e Cyrihut ka hapur gjashtë procedura penale për shkelje të rënda të Ligjit për Trafikun Rrugor. Në kantonin e Thurgau dhe St. Gallen, pesëmbëdhjetë procedura të ngjashme po ashtu janë hapur. Të gjithë te akuzuarit banojnë në Zvicër.

Sipas provave paraprake, të dyshuarit morën pjesë në garat e paligjshme të makinave. Sipas agjencise se lajmeve “Persheva Jonë” ne Zvicër, shoferët e dyshuar janë kryesiht të kombësisë serbe dhe shqiptarë nga kosova por disa edhe te komuniteve tjera. Ata janë midis moshës 21 dhe 38 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco