Pas dy dekadash, Serbia humb tregun në Kosovë

Pas dy dekadash, Serbia humb tregun në Kosovë

11:23, 09/01/2019

Që nga paslufta shteti serb ka pasur primatin për importin e produkteve në Kosovë, mirëpo pas taksës së vendosur nga Qeveria ndaj produkteve serbe, ky shtet e sheh veten të renditur në vendin e pestë për nga perqindja e importit në Kosovë.

Me vendosjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, Serbia është vendosur në vendin e pestë sa i takon importit, derisa më herët e ka qenë e para sipas divizionit të Statistikave Ekonomike dhe Tregtisë se Jashtme në ASK, deklaron shefi Ismail Sahiti.

Pas vendosjes së taksës importi me Serbinë ka rënë dukshëm, Serbia ka qenë vendi kryesor prej të cili ka importua Kosova pothuajse në të gjithë periudhën e pas luftës, ka marr pjesë duke me rreth 15 për qind e importit të Kosovë ka qenë nga Serbia, ndërsa prej momentit të aplikimit të taksës duke një rënie e theksuar dhe për momentin vetëm 5.6 për qind të importit vjen nga Serbia. E ka humbur primatin prej vendit të parë ka kaluar në vend të pestë, kështu që për momentin në vendin e parë gjendet Turqia që merr pjesë 11 për qind, Gjermania 11 për qind , nga Kina me 10 për qind dhe nga Shqipëria me 7 për qind”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco