Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë

11:56, 09/01/2019

Në Washington gjendet një vend ku janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme paqesore, përfshirën edhe marrëveshja mes Izraelit dhe Jordanit, është zgjidhur kriza e pengjeve në Iran, ndërsa tani përmendet si vendi ku edhe do të nënshkruhet marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht mes presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit Aleksander Vuçiç dhe ku do të jetë i pranishëm vetë presidenti amerikan Donald Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump, në fund të vitit të kaluar, u ka dërguar letër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç, përmes së cilës ua  ka bërë me dije atyre se do t’i mirëpres në Shtëpinë e Bardhë në rast të arritjes së marrëveshjes mes këtyre dy shteteve. Dhe sipas gazetës Washington Post, ceremonia e nënshkrimit të kësaj marrëveshje historike, do të bëhet pikërisht në Kopshtin e Trëndafilave, shkruan Zëri

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco