MPB jep detaje në lidhje me aksidentin e eskortës

MPB jep detaje në lidhje me aksidentin e eskortës

12:19, 08/01/2019

Në aksidentin e eskortës së Ministrit të Punëve të Brendshme, ministri Ekrem Mustafa, nuk ka qenë në veturë por vetëm këshilltarët e tij.

Rroksana Qarri nga Zyra për Informim e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka thënë për Insajderin se vetura e ministrit Mustafa është goditur nga parapara.

“Janë aksidentuar vetëm këshilltarët e tij dhe një shofer i ministrit, ata janë goditur nga një veturë nga prapa në Dragodan, mirëpo ministri nuk ka qenë në veturë, ndërsa këshilltarët kanë pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Rroksana Qarri.

Sipas mjekëve emergjent ata kanë pasur lëndime të lehta, ku njëri prej tyre është liruar për në shtëpi ndërsa dy prej tyre janë duke qëndruar në emergjencë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco