Marrëveshjen Kosovë-Serbi, e vulos referendumi

Marrëveshjen Kosovë-Serbi, e vulos referendumi

10:15, 08/01/2019

Kryeparlamentari, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar sot se faza finale e dialogut Kosovë-Serbi është e qartë: Sovranitet politik, territorial dhe institucional; njohje reciproke me Serbinë; epoke e re për Ballkanin dhe e ardhmja e sigurt e Kosovës si shtet në BE, NATO dhe OKB.

Në ditën kur delegacioni shtetëror i Kosovës po qëndron në Bruksel, Veseli ka rikonfirmuar mbështetjen për ta, ndërsa ka theksuar se marrëveshja finale do të votohet në referendum nga qytetarët, përcjell Syri Kosova.

Veseli sërish i ka ftuar dy partitë opozitare, LDK dhe VV që t’i bashkohen dialogut për të ardhmen e vendit e t’i lënë anash interesat për pushtet.

Këtë deklaratë Veseli e bëri në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco