26 hajdutë shqiptarë përpara gjyqit në Francë, 1.5 milionë euro fitim nga shitja e bizhuterive të vjedhura

26 hajdutë shqiptarë përpara gjyqit në Francë, 1.5 milionë euro fitim nga shitja e bizhuterive të vjedhura

10:52, 08/01/2019

Saint Etienne, 8 janar  - Një grup prej 26 shqiptarësh, kryesisht nga Kosova, jane arrestuar nga policia në Francë. Ata akuzohen per 200 vjedhje vetëm në Auvergne Rhone-Alpes. Procesi gjyqesor ndaj tyre ka nisur në Gjykatën Penale të Saint-Etienne, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve te policise franceze.

Disa hajdutë të kësaj bande,  të akuzuar për vjedhje dhe vrasje po mbahen në burgjet e Zvicrës.

Në këtë proces janë angazhuar katër përkthyes dhe rreth pesëmbëdhjetë avokatë, kurse hajdutët janë në paraburgim. Disa do të gjykohen sipas çështjes, duke përfshirë një të dyshuar për vrasje që po mbahet në Zvicër.  Aksioni policor kunder këtyre hajdutëve u mbështet edhe nga Europol-i, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Presidenti i gjykatës François Bouriaud dëgjoi ankesën e 60 pjesëtarëve nga 140 viktimat e 192 vjedhjeve të këtyre hajdutëve me moshë 25 deri në 45 vjeç.

Një shoqatë miqësore e shqiptarëve, një shoqatë tjeter lokale e vendosur në qendër të Firminy (Loire), shërbeu si një kamp bazë për të pandehurit.

Dëmet më të mëdha materiale të këtyre vjedhjeve, të kryera natën në shtëpitë bosh të banorëve u vlerësuan në 155 000 euro dhe 67 000 euro.

Gjërat e vjedhura, disa prej të cilave janë shitur në qytetin port të Belgjikës, Antwerp, mund të kapin vlerën nga 1 deri në 1.5 milionë euro.

Imazhet e rreth 700 bizhuterive të gjetura nga hetuesit do të tregohen pasdite në sallën e gjyqit për të identifikuar pronarët e tyre.

Në prill 2017, një njësi hetimore është ngritur me hetues nga Lyon, Rhone-Alpes Gir, Europol si dhe autoritetet shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco