Delegacioni kosovar, sot në bisedime me serbët në Bruksel

Delegacioni kosovar, sot në bisedime me serbët në Bruksel

06:59, 08/01/2019

Delegacioni shtetëror i Kosovës për bisedime me Serbinë, kryesuar nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, pritet që sot të zhvillojë një takim tjetër në Bruksel.

Zëdhënësja për media e zyrës së Bashkimit Europian Maja Kocijançiq, ka thënë për klankosova.tv se pritet angazhim i tyre sa i përket procesit të çështjes së dialogut.

Angazhim të tillë sipas Kocijanciq duhet të ketë edhe nga pala serbe, duke qenë se një normalizim i plotë i marrëdhënieve mes të dyja vendeve është i nevojshëm për të qenë pjesë e BE-së, njofton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch. 

”Delegacioni u ftua në Bruksel për tu takuar më 8 janar, dhe do të pritet po ashtu nga shefja për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini”, është shprehur ajo.

Kocijançiq në përgjigjiet e dhëna për klankosova.tv,  tha se këto konsultime janë pozitive për të ardhmen dhe angazhimin e palës kosovare në këtë drejtim, përcjell Albinfo.ch. 

”Konsultimet janë një mundësi për të shkëmbyer me përfaqësuesit e Kosovës në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Europian”.

Delegacioni i shtetëror i Kosovës, këtë herë do të zhvillojnë takim me Federica Mogherinin pa prezencën e presidentit Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

Votimi i ekipit negociues në Kuvendin e Kosovës ngjalli reagime të shumta në vend.

Kjo pasi nga opozita e vetmja parti që iu bashkua Qeverisë është ajo e Shpend Ahmetit, Partia Social Demokrate e cila edhe u kritikua për ‘pazare’ me zyrtarët e këtij dikasteri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment