Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:13, 08/01/2019

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Ish-kryeministri: Ramën e ka kapur paniku nga Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e sotme në Ora News, përballë gazetares Beti Njuma, ka komentuar edhe deklarata e Ramës mbi kreun e opozitës Lulzim Basha.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/222560/ish-kryeministri-ramen-e-ka-kapur-paniku-nga-lulzim-basha/

 

Berisha: Ministrat rinj të Ramës shërbëtorë të së keqes dhe Beogradit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar mbrëmjen e sotme ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/222557/berisha-ministrat-rinj-te-rames-sherbetore-te-se-keqes-dhe-beogradit/

 

VIDEO/ Studentët me këngë: Koka në Stamboll, trupi në Janinë, të shtrinë Edi Rama, të shtrinë!

Studentët protestues të  universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit i janë drejtuar Tiranës me autobuzë për t’iu bashkuar shokëve të tyre përpara Kryeministrisë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/222412/video-studentet-me-kenge-koka-ne-stamboll-trupi-ne-janine-te-shtrine-edi-rama-te-shtrine/

 

Studentët-Ramës: Ne kërkuam 8 pika, jo 8 ministra

Studentët kanë ironizuar ndryshimet e bëra nga Edi Rama në qeverinë e tij.

Duke folur në emisionin Wake Up, ata janë shprehur se i kanë kërkuar Ramës që të plotësojë 8 kërkesat e tyre dhe jo të emërojë 9 ministra.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/222451/studentet-rames-ne-kerkuam-8-pika-jo-8-ministra/

 

VIDEO/ Banorët e Unazës së Re, Ramës: Nuk tërhiqemi nga protesta pa u anulluar projekti

Banorët e Unazës së Re, kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë, ku kërkojnë anullimin e projektit korruptim të qeverisë së Rilindjes.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/222501/video-banoret-e-unazes-se-re-rames-nuk-terhiqemi-nga-protesta-pa-u-anulluar-projekti/

 

Meta: Shqipëria ka vuajtur nga largimi i qytetarëve, jo nga protestat

Presidenti Meta ka komentuar sot në mbrëmje gjatë një intervistë të dhënë për gazetarin Adi Krasta protestat që kanë shpërthyer në mbarë vendin. I pyetur për një koment lidhur me to, Meta është përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë duke nënvizuar faktin se sipas tij " Shqipëria ka vuajtur nga largimi nga vendi i shumë qytetarëve dhe jo nga protestat për të përmirësuar qeverisjen

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/222574/meta-shqiperia-ka-vuajtur-nga-largimi-i-qytetareve-jo-nga-protestat/

 

‘Dosja Habilaj/ Dalin përgjimet: Më mori polici në telefon e më tha ...

Në dosjen hetimore të çështjes Habilajt, Prokuroria për Krime të Rënda ka zbardhur disa biseda mes të pandehurve.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/222475/dosja-habilaj-dalin-pergjimet-me-mori-polici-ne-telefon-e-me-tha/

 

Të përçarë për taksën, timonin e dialogut e mban Thaçi

Një deklaratë e dhënë nga Presidenti Hashim Thaçi, dhënë për Washington Post, në lidhje me mundësin e largimit të taksës kundër Serbisë, ka ngjallur jo pak reagime në anën e Qeverisë dhe të shoqërisë civile.  Këta të fundit kanë thënë se Presidenca dhe Qeveria duhet të koordinohen për veprimet e tyre dhe të jenë njëzëri në lidhje me taksën ndaj Serbisë dhe dialogun.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/222463/te-percare-per-taksen-timonin-e-dialogut-e-mban-thaci/

 

Brexit në udhëkryq, May: Pa marrëveshjen futemi në 'territor të panjohur'

Kryeministrja britanike ka paralajmëruar kundërshtarët e Brexit për pasojat që do të sjellë votimi kundër marrëveshjes me BE mbi procesin e shkëputjes nga unioni. Britania do të largohet zyrtarisht nga BE-ja më 29 mars të këtij viti, por si politikianët edhe publiku anglez, shprehen se marrëveshja aktuale nuk përfaqëson vendimin e referendumit të vitit 2016..

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/222597/brexit-ne-udhekryq-may-pa-marreveshjen-futemi-ne-territor-te-panjohur/

 

VIDEO/ Lojtari merr topin nga mesi i fushës, bën të pabesueshmen ndaj Liverpoolit!

Wolves ka befasuar të gjithë duke kaluar në avantazh 1-0 në duelin ndaj Liverpoolit e vlefshme për raundin e tretë të Kupës FA.

Për më shumë           

https://www.syri.net/sport/222567/video-lojtari-merr-topin-nga-mesi-i-fushes-ben-te-pabesueshmen-ndaj-liverpoolit/

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco