Taksa për mallrat serbe, Thaçi për gazeten amerikane: Kështu mund të hiqet…

Taksa për mallrat serbe, Thaçi për gazeten amerikane: Kështu mund të hiqet…

11:50, 07/01/2019

Kosova ka rritur me 100% taksën për mallrat që vijnë nga Serbia, ndërsa Kryeministri Ramush Haradinaj, është shprehur i vendosur që të mos e heqë këtë taksë pa njohjen e Kosovës.

Lidhur me taksën ka reaguar edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Kosova mund ta heqë taksën daj Serbisë, por me kushtin që të ketë një marrëveshje finale paqësore me shtetin serb. Sipas Thaçit kjo marrëveshje do të shërbejë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ja reagimi i Thaçit

Kosova është gati të shqyrtojë heqjen e taksës për produktet serbe nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë, i kam thënë gazetës “The Washington Post”, duke kërkuar që SHBA-ja të marrë rol udhëheqës në koordinimin e inputit ndërkombëtar për Marrëveshjen Paqësore finale që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Ndërgjegjja jonë na kërkon – dhe është detyrë e jona historike – që të bëjmë paqen të mundshme dhe të vërtetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco