Provokatorë, si Serbia, si Kadria!

Provokatorë, si Serbia, si Kadria!

12:02, 06/01/2019

Ish-kryeministri Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka akuzuar kryeparlamentarin Kadri Veseli, se po udhëheq fushatë të ndyrë kundër LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shkruar se “mashtrohet dikush nëse mendon se mund ta merr me qera LDK-në për dialog, ashtu siç kanë vepruar me të tjerët. Rugova ka drejtuar proceset më të rëndësishme të vendit, si President, por nuk ia ka dhënë LDK-në ti shërbej askujt. Vetëm Kosovës”.

Më tutje Mustafa ka folur edhe për dialogun duke thënë “Kadriu (Kadri Veseli) si Kryetar i Kuvendit dhe Kryetar i PDK-së, dhe lakenjtë e tij s’lënë gjë të keqe pa ia atribuuar LDK-së, e njollosin me lloj-lloj etiketimesh, e në anën tjetër kërkojnë që LDK të bashkëpunojë më ta dhe me koalicionin e tyre në dialog”, njofton Syri Kosova.

Sipas tij, nuk ka ekip të unitetit me njerëz jounifikues me njerëz që ofendojnë, gënjejnë e shpifin dhe Kosovës nuk i nevojitet kurrfarë ekipi i unitetit në kohën kur i ka të gjitha institucionet kushtetuese.

Nëse këto institucione janë të paafta ta kryejnë punën e tyre, duhet të themelohen institucione tjera përfaqësuese e jo ekipe që u shërbejnë institucioneve pa legjitimitet”, ka shkruar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco