Përparim Avdili, deputeti i parë shqiptarë i Asamblesë se Cyrihut

Përparim Avdili, deputeti i parë shqiptarë i Asamblesë se Cyrihut

19:16, 05/01/2019

Nga  një punonjës profesionist bankash prej vitesh, Përparim Avdili tanime ka marrë edhe besimin e qytetareve të Cyrihut duke u bërë deputeti i parë shqiptarë i  Asamblesë së qytetit më të madh të Zvicrës.

Megjithëse, jo shumë gjatë në këtë post, për Përparimin vijnë rezultatet e para. Politikani shqiptar me rrënjë nga Kumanova flet për njërin ndër aktet e para politike të tij si deputet i Cyrihut, iniciativë parlamentare që u mundëson të rinjve dhe të huajve me vendbanim në qytetin e Zürich-ut të parashtrojnë në Kuvend si individë një kërkesa në lidhje me komunën.

Nisma e Përparimit është përkrahur nga të gjitha fraksionet përveç atij të SVP-së. “Një hap i rëndësishëm për një vend liberal”, thotë Përparimi teksa fillon të rrëfejë për jetën e një bankieri.
Ne një intervistë për Albinfo vlerëson që shqiptarët në Zvicër janë, në formë të plotë, pjesë e shoqërisë së vendit.

 “Shqiptarët as nuk kanë krijuar shoqëri paralele siç ndodh në vendet tjera me komunitete të ndryshmë por po ashtu as nuk kanë ngelur në profesionet e prindërve të tyre. Pra janë shkolluar individualisht sipas preferencave personale dhe jo sipas ideve kolektive.

Është një vlerë e madhe zvicerane që çdokush të identifikojë veten dhe vlerën e vet edhe përmes punës dhe profesionit që ushtron, dhe këtë vlerë edhe shqiptarët e kanë adaptuar”.

Sipas tij politika në Zvicër, fatmirësisht nuk është profesion, por angazhim shoqëror. Së paku politikani parlamentar në Zvicër zakonisht ushtron dhe profesionin e tij ndërsa politikën e merr si angazhim shtesë.

Avdili në politikën e Cyrihut dhe më gjerë ka bërë emër si politikan konsekuent në bindjet e tij liberale. Ai është vetëm 30 vjeçar, i lindur në rrethin e Kumanovës, Maqedoni, ndërsa nga mosha njëvjeçare jeton në Zvicër, gjegjësisht në Cyrih.

 Ka qenë kandidat në zgjedhjet kantonale të Cyrihut dhe ato federale në vitin 2015, kur votat e fituara nuk i kishin mjaftuar për t`u zgjedhur. Avdili qe vënë në fokus të medieve zvicerane kur e kishte publikuar një video në të cilën kërkonte votën e shqiptarëve në gjuhën shqipe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco