Specialja shkakton trauma politike

Specialja shkakton trauma politike

15:24, 05/01/2019

Gjykata Speciale, tashmë është aktivizuar  dhe gjatë këtij muaji priten të ngriten aktakuzat e para. Edhe avokatët kanë kërkuar që ftesat të mos jenë sekrete, por të  jenë publike, me shkrim dhe të tregohet cilësia e të ftuarëve si dëshmitarë apo të akuzuar, tha për “SyriKosova” analisti politik Ramush Tahiri.

Ai shtoi se nga qëndrimi politik varen edhe traumat politike apo telashet, sepse në Gjykatën Speciale mund të jenë të involvuar shumë njerëz të institucioneve e shërbimeve të ndryshme.  

“Gjykata tash është e aktivizuar dhe krahas ftesave do të ndodhin edhe aktakuzat e arrestimet e para. Nëse dikush që është momentalisht në funksion arrestohet duhet të aplikohet norma e ligjit se si do të ndodh me ato pozita deri në marrjen e aktgjykimit të formës së prerë nga agjykata. Kjo është rregulli i përgjithshëm, mirëpo mund të ndodh që Kuvendi t’ua marri imunitetin dhe të zhvesh nga pozita ndonjë deputetë të akuzuar”, tha Tahiri.

Sa i përket probleme politike pas veprimeve të speciales anaslisti politik tha, se e gjitha varet nga veprimi i gjykatës dhe veprimet e institucioneve. Nëse merret ndonjë kryetar i ndonjë partie, për këtë vendos kuvendi i asaj partie.  

Poashtu do te ndodh edhe në rastin e institucioneve qeveritare dhe të tjerave secili institucion e subjekt vendos për vete.

“Nëse merret një drejtorë, deputetë, ministër, kryeministri, kryetari i kuvendit apo edhe presidenti, për legjitimitetin e tyre vendosin institucionet në bazë të ligjit dhe çfarë do të ndodh pas. Askush nuk mund të ik prej gjykatës dhe është i obliguar të përgjigjet asaj”, tha Ramush Tahiri.

Anaslisti shtoi për “SyriKosova” se për secilin rast prokuroria dhe gjykata përcaktojnë se çfarë do të ndodh me të akuzuarit.

“Nuk dihet se çfarë do të ndodh në skenën politike, por nëse ndodh që të arrestohen deputetë, apo  zyrtarë të tjerë të institucioneve, për të gjithë vendoset në bazë të ligjit dhe bëhen zëvendësime.   Nëse ftohet kryeministri atëherë bëhet zëvendësimi nga zëvendskryeministrat apo edhe ministrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco