VIDEO/ Kujtesë, ja çfarë kanë thënë krerët e PSD-së për Albin Kurtin

VIDEO/ Kujtesë, ja çfarë kanë thënë krerët e PSD-së për Albin Kurtin

17:17, 05/01/2019

Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Visar Ymeri, Fisnik Ismaili e Dardan Sejdiu dikur lartësonin figurën e Albin Kurtit. E konsideronin si njeriun më të duhur për udhëheqës të Shtetit. Për liderin e VV’së jepnin vlerësime se është më i drejti dhe që nuk u nënshtrohet regjimeve. E përkrahnin pa kompromis për Kryeministër.

Fisnik Ismaili, një ish-themelues i FER’it, i trensferuar përkohësisht në VV’, në reagimet e fundit e kishte krahasuar Albin Kurtin me Hashim Thaçin. Madje, kishte thënë se lideri i VV’së është edhe më i keq se Presidenti i Kosovës.

Por, Fisnik Ismaili sa ishte pjesë e VV’së fliste, i thurte elozhe Shefit sa i jepte karakteristika të mbinjeriut. Thoshte se vetëm Albin Kurti nuk pranon të ndryshojë qëndrimet pavarësisht ndryshimit të regjimeve.

Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj thonin se Kurti është njeriu më i duhur për ta udhëhequr Shtetin.

E, Shefi i Grupit Parlamentar të PSD’së, Dardan Sejdiu, deklaronte se Kurti është personi i vetëm që mund ta drejtojë Kosovën drejt bashkimit kombëtar.

Të njëjtit, pra, zyrtarët e PSD’së, s’e kanë asnjë pikë dert të thonë tash krejt të kundërtën për Kurtin. Madje, edhe të mbajnë ligjërata nëpër televizione për të këqijat e udhëheqësit e Vetëvendosjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco