Ardhja e pelegrinëve serbë, Gjakovarët nesër në protestë

Ardhja e pelegrinëve serbë, Gjakovarët nesër në protestë

16:56, 05/01/2019

Protesta për të kundërshtuar ardhjen  pelegrinëve serbë në Gjakovë, e paralajmëruar për të dielën, nuk është lajmëruar në Policinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për kallxo, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës Lirije Podrimaj.

‘’Nuk është paralajmëruar policia lidhur me këtë protestë, por sidoqoftë ne i kemi planet dhe detyrat për çdo rast ne jemi të gatshëm’’, ka thënë Podrimaj.

Ndërsa Etnik Berisha, aktivist politik në Gjakovë, tha se nuk ka asnjë organizator të protestës, pasi që protesta bëhet për çdo vit dhe njerzit do të mblidhen sipas eventit të krijuar në Facebook, ku paralajmërohet protesta.

Eventi i krijuar me emrin ‘Gjakova kërkon drejtësi’ në rrjetin social Facebook që e paralajmëron protesten, nuk ka të shkruar se nga kush organizohet, dhe deri tash janë përgjigjur pozitivisht rreth 800 persona.

Në anën tjetër, Komuna e Gjakovës ende nuk ka dalë me ndonjë qëndrim në lidhjen me protesten.

Për çdo vit, pelegrinë nga Serbia nisen për në Gjakovë, për të mbajtur ritualet e tyre fetare në Kishën Ortodokse, ndërsa ardhja e tyre çdo herë është kundërshtuar nga shoqëria civile, qytetarët dhe organizata ‘’Thirrjet e Nënave’’, pasi sipas tyre në mesin e pelegrinëve gjenden persona që kanë bërë krime lufte në Gjakovë dhe qëllimi i ardhjes së tyre është politik.

Vizita e fundit e pelegrinëve serb ishte me 28 gusht të vitit të kaluar, ku gjjithashtu kishte pasur protesta dhe reagime  dhe anëtarja e komisionit për të pagjeturit Nesrete Kumnova ishte alivanosur gjatë protestes.

Kisha Ortodokse serbe në Gjakovë është e rindërtuar pas trazirave të marsit 2004,  ndërsa ruhet 24 orë nga Policia e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco