A është Kosova një lavatriçe e parave të pista, me lojrat e fatit?!

A është Kosova një lavatriçe e parave të pista, me lojrat e fatit?!

11:56, 02/01/2019

Draft dokumenti për lojërat e fatit ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, pak pas ai është miratuar nga qeveria ditë më parë. Ish-kryeministri Isa Mustafa, njëherësh edhe kryetar i LDK-së, thotë se dokumenti i qeverisë për lojërat e fatit do ta bëjë Kosovën, lavatriçe të parave të pista, raporton Syri.net Kosova.

Nga ana tjetër, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, akuzoi jo vetëm ish-kryeministrin Mustafa, por edhe ata para atij se paskan pastruar para të gjithë të tjerët që kanë qenë në Qeveri deri tani, në një treg që ka ekzistuar, ka lulëzuar e rritur në kohën e qeverisë së Isa Mustafës, pra ka pasur një ekspansion.

"E pashë një reagim të ish-kryeministrit Mustafa, me kujdesin më të madh më vjen keq të debatoj me të, për shkak se ai ka qenë 3 vjet në detyrë dhe në kohën e tij janë rritur në vend bastoret dhe kazinot (bixhozi)", tha kryeministri Ramush Haradinaj. 

Ai shtoi se tani jam pak i habitur me një qasje pse shqetësohet dikush kur dëshirojmë t’i vendosim nën kontroll ligjor këto biznese.

"Kjo do të thotë se paskan pastruar para të gjithë të tjerët që kanë qenë në qeveri para meje, sepse unë i kam gjetur kështu të zhvilluara këto; unë vij pas 12 vjetëve në pushtet dhe po aq vite ka pasur kryeministra e qeveri e i fundit ka qenë Mustafa”, tha Ramush Haradinaj. 

Kryeministri, tha se ka dyshime të bazuara se në këtë treg të tillë kaotik ka edhe pastim parash, ka edhe para që mbërrijnë në krim e terrorizëm e rreziqe tjera.

Ai shtoi se tani po vendosim bazë ligjore dhe se nuk munden ta lënë pa kufij këtë gjendje kaosi.

Kyeministri i ftoi të gjithë ata që kanë ide edhe ata që shqetësohen se me ligj po ndodh diçka e keqe, të ndihmojnë, të tregojnë çfarë duan. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco