The Guardian: Xhamia dhuratë e Turqisë ndez frikën e ‘neo-otomanizmit’ në Kosovë

The Guardian: Xhamia dhuratë e Turqisë ndez frikën e ‘neo-otomanizmit’ në Kosovë

11:03, 02/01/2019

Prishtina ka shumë nevojë për një xhami të re, por përpjekjet e Turqisë për të ndërhyrë në shtetin e ri të Ballkanit me investime dhe avokim janë duke ngritur shqetësime. Kështun nis një shkrim të mërkurën prestigjiozja britanike "The Guardian", të cilin ia kushton ndërtimit të xhamisë qendrore nëm lagjen Dardania në Prishtinë.

Në artikullin e titulluar: “Dhurata e Turqisë për xhaminë ndez frikën e ‘neo-otomanizmit’ në Kosovë”, The Guardian thekson se pavarësisht se shumica e popullsisë në Kosovë i përkasin fesë myslimane, ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, financuar nga Turqia, ka ngritur shqetësime.

“Kundërshtimi ndaj shumë xhamive të reja anembanë Evropës është i rrënjosur nga frika e Islamit, por fakti se në Kosovë, ku nga 20 persona - 19 janë myslimanë, rezistenca ndaj xhamisë së re të Prishtinës nuk përputhet me atë të Evropës. Disa banorë vendas e shohin atë si një simbol të ndikimit mbizotërues të Turqisë..." shkruan The Guardian.

Në artikull përmendet afërsia që ka Kosova me Turqinë, duke i vënë theks të veçantë vizitës që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i patë bërë Kosovës në vitin 2013.

“Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, citon prestigjiozja britanike Erdoganin, transmeton Express. 

The Guardian shkruan për kosovarët e besimit islam, që gjatë festave falin namazin rrugëve rreth xhamisë së madhe të ndërtuar në vitin 1461. Ndërsa, citohet edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili flet për mungesën e objekteve fetare.

“Në Evropa nuk ka asnjë fshat të vetëm pa një kishë, por në Kosovë janë së paku 50 fshatra pa xhami”, citohet të ketë thënë Myftiu Tërnava.

Ndër kundërshtarët më të zëshëm të projektit janë arkitektët lokalë, shkruan gazeta britanike.

“Edhe pse tenderi publik theksoi nevojën për një ndërtesë origjinale, projekti i zgjedhur është klasik osman”, shkruan The Guardian. “Projekti është duke u mbikëqyrur nga drejtoria e shtetit turk për çështjet fetare, Diyanet, e cila ka ndërtuar dhjetëra xhami të tjera nëpër botën islamike vitet e fundit”.

Diyanet thotë se xhamia do të bazohet në xhaminë e famshme Selimiye të shekullit të 16-të në Edirne, në veri-perëndim të Turqisë.

“Mbi 30 projekte u paraqitën vetëm disa muaj pasi thirrja për to u bë në vitin 2012. Edhe Zaha Hadid propozoi një projekt, - thotë arkitekti kosovar Arbër Sadiki për The Guardian. - Por, para se të mbyllej konkursi, myftiu Tërnava në intervista për shtypin tregoi se si do dukej xhamia e re”.

Arkitekti thotë se  projekti i zgjedhur për xhaminë qendrore ka qenë politik: “Projekti supozohej të ishte origjinal, por ai i zgjedhuri është vetëm kopje e një xhamie otomane. Vendimi duket më shumë politik se sa arktektual. Unë njoh arkitektë të mahnitshëm që punojnë në xhami bashkëkohore në Turqi. Pse nuk mund ta vendosim Prishtinën në hartë me diçka të tillë?!”, është shprehur arkitekti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco