Kosovë, lind fëmija i parë për vitin 2019

Kosovë, lind fëmija i parë për vitin 2019

01:44, 01/01/2019

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur fëmija i parë për vitin 2019 në Kosovë.

Gjinekologu kujdestar në Sallën e Lindjes në Klinikë e Gjinekologjisë në QKUK, Dr. Naser Berisha, ka treguar për Gazetën Shneta se nëna me iniciale M.G. 18-vjeçare nga Fushë Kosova ka lindur foshnjën e gjinisë femërore.

Berisha ka thënë se lindja është kryer me operacion cezarian dhe se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Bebja ka lindur në orën 00:37 me peshë 4.5kg.

Ekipi që ka mundësuar lindjen e nënës në krye me Dr. Naser Berishën, kanë qenë Dardane Ukelli, Shqipe Fetiu, Arianit Sherifi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco