Thirrja e OKB: Mos kryeni veprime që rrisin tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit

Thirrja e OKB: Mos kryeni veprime që rrisin tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit

13:45, 15/12/2018

Në një deklaratë të lëshuar për shtypin nga Farhan Faq, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, theksohet se rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit për Kosovën është e vetmja kornizë ligjore për sigurinë.

Nga Deutsche Welle

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio "ka vërejtur me shqetësim pranimin nga Parlamenti i Kosovës të tre projektligjeve, që kanë si synim forcimin e rolit dhe kapacitetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”. Kjo thuhet në një deklaratë të lëshuar për shtypin nga zëdhënësi, Farhan Faq, të premten mbasdite.

"Sekretari i Përgjithshëm nënvizon se rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit (viti 1999), siguron kornizën e vetme ligjore për prezencën e forcave ndërkombëtare të sigurisë, KFOR, ngarkuar me detyrën për të krijuar një mjedis të sigurt në Kosovë," thuhet më tej në deklaratë. Prandaj "çdo kufizim i bërë për të çliruar KFOR-in nga përgjegjësitë në çështjet e sigurisë do të ishte në kundërshtim me rezolutën 1244".

"Sekretari i Përgjithshëm i bën i shqetësuar thirrje të gjitha palëve të përmbahen dhe të mos kryejnë aksione që mund të rrisin tensionet duke shkaktuar një pengesë tjetër në dialogun e organizuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit," thuhet në fund të deklaratës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco