Surprizat e motit, reshje borë dhe shi ne disa zona

Surprizat e motit, reshje borë dhe shi ne disa zona

08:09, 15/12/2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, derisa dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë në dy vlerat e temperaturave ekstreme dhe me reshje bore.

"Vazhdon situata meteorologjike të mbetet jostabile. Kjo si pasojë e masave të ajrit të ardhura nga të dy anët e kontinentit, verilindja dhe juglindja. Dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht  të vranët dhe me kushte për reshje shiu e bore, derisa dita e diele parashihet të jetë më e ftohtë në dy vlerat e temperaturave ekstreme dhe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco