VIDEO/ Kosova bëhet me ushtri

VIDEO/ Kosova bëhet me ushtri

10:40, 14/12/2018

E premtja e kësaj jave në Kosovë nuk ka qenë ditë më pak e rëndësishme se sa 12 qershori i vitit 1999 kur është çliruar vendi, apo 17 shkurti i vitit 2008 kur është shpallur Pavarësia. Kjo pasiqë në një seancë të Kuvendit të Kosovës është votuar për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, njofton RTK.

E premtja e kësaj jave në Kosovë nuk ka qenë ditë më pak e rëndësishme se sa 12 qershori i vitit 1999 kur është çliruar vendi, apo 17 shkurti i vitit 2008 kur është shpallur Pavarësia. Kjo pasi  në një seancë të Kuvendit të Kosovës është votuar për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Gjithashtu Kosova për herë të parë është bërë me Ministri të Mbrojtjes.

Fillimisht kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë pranishmit për një minutë nderim për të gjithë brezat, që në kohë e rrethana të ndryshme, sakrifikuan për këtë ditë.

“Le të nderojmë luftëtarët e kryengritjeve të mëdha të Kosovës të periudhave të ndryshme. Le të nderojmë gjeneratat e të burgosurve politikë. Studentët e lëvizjeve studentore. Intelektualët dhe minatorët e Kosovës. Bashkatdhetarët tanë kudo në botë. Veprimtarët politikë të rezistencës paqësore. Djemtë dhe vajzat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dëshmorët e lirisë. Ne sot qëndrojmë këtu falë kësaj sakrifice mbinjerëzore. Krenarë me të kaluarën dhe të sigurt për të ardhmen tonë euro-atlantike”, ka thënë kreu i Kuvendit Kadri Veseli në hapje të seancës ku po votohet Ushtria e Kosovës.

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, pozitë dhe opozitë për herë të parë janë bërë bashkë duke votuar kështu me 106 vota pro Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga sot ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, me votimin e këtij projektligji do të jetë ministër i Mbrojtjes.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Ligjin e dytë për transformimin e FSK-së në ushtri.

Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, është votuar sot në lexim të dytë nga 107 deputetë. Të gjitha votat kanë qenë pro, ndërsa asnjë deputet kundër.

Ky  projektligj sot është votuar me rekomandimet e Komisionit për Punë të Brendshme, pasi në tetor projektligjet për ushtrinë u votuan në lexim të parë.

Gjithashtu, deputetët e Kuvendit të Kosovës  votuan e Ligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Me votimin e pakos ligjore për transformimin e FSK në ushtri, Kosova pas 10 viteve të shtetësisë së saj dhe 19 vite të çlirimit, bëhet me Ushtri të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas miratimit të tri ligjeve tha se nga ky moment fillon një epokë e re për Kosovën.

Pro votimit të ligjeve për ushtrinë janë deklaruar të gjitha partitë që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, me përjashtim të Listës Serbe. Në sallë janë 107 deputetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco