VIDEO/ Seanca historike për votimin e Ushtrisë së Kosovës kulmon me votimin e 3 ligjeve

VIDEO/ Seanca historike për votimin e Ushtrisë së Kosovës kulmon me votimin e 3 ligjeve

10:14, 14/12/2018

Kosova krijoi sot Ushtrinë e saj, të cilën e vulosi me tre ligje të miratuara. Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në 11:20 me votimin historik të tri ligjeve. vendimi u mor me 106 vota pro, 1 abstenim, pra nga 107 deputetë nga 120 që ka Kuvendi i Kosovës. Deputetët serbë nuk morën pjesë në seancë.   

Kryetari Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka hapur seancën e jashtëzakonshme të krijimit të Ushtrisë duke kërkuar një minutë heshtje.

“Në sallë janë 107 deputetë -  tha Veseli. -  Të mbajnmë një minutë heshtje për të gjithë luftëtarët e Kosovës, luftëtarët e të gjitha gjeneratëve që kanë luftuar për lirinë e Kosovës, të burgosurit politikë, studentët, veprimtarët në të gjithë botën, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë. Ne sot qëndrojmë këtu sot falë kësaj sakrifice njerëzore, krenarë dhe të sigurt për të ardhmen tonë auroatlantike.”

Në votim qenë tre projektligje në funksion të krijimit të ushtrisë së Kosovës, por pa ia ndryshuar emrin fsK-në. ligjet që u miratuan qenë: 

Për Ministrinë e Mbrojtjes, Për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes qe i pari dhe u miratua me 106 vota pro dhe 1 abstenim

"Kuvendi i Kosovës e miratoi edhe ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Urime!" - Këto ishin fjalët e kryeparlamentarit Kadri Veseli pas përfundimit të votimit edhe të ligjit të dytë në funksion të krijimit të ushtrisë.

Në fund, Kuvendi miratoi edhe ligjitn e tretë, atë të shërbimit në ushtri dhe seanca u mbyll me duatrokitje të fuqishme.

Kështu, u zyrtarizua me tre ligje të miratuara, Ushtria e Kosovës. Kryetari i parlamentit Kadri Veseli, pas miratimit me 107 vota edhe të ligjit të tretë të paketës, deklaroi në mes të duatrokitjeve nga deputetë:

Fillon një epokë e re për shtetin tonë! Nga ky moment e kemi zyrtarisht Ushtrinë e Kosovës! Kadetët e Ushtrisë së Kosovës prej këti momenti quhen ushtarë të ushtrisë së Kosovës! Seanca mbyllet!/ar.sh/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco