Ambasadori i SHBA Kosnett, ka një mesazh në ditën kur Kosova voton ushtrinë e saj

Ambasadori i SHBA Kosnett, ka një mesazh në ditën kur Kosova voton ushtrinë e saj

10:15, 14/12/2018

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, në ditën kur Kosova voton ushtrinë e saj, ka rikujtuar se siguria e një shteti varet nga kualiteti i marrëdhënieve të sigurisë dhe lidhjeve paqësore dhe fqinjtë.

Kosnett në një postim në Tëitter ka thënë se siguria e shtetit varet edhe nga forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura, përcjell Bota sot.

“Teksa Kuvendi vepron sot, le të rikujtojmë se siguria e një vendi varet nga cilësia e marrëdhënieve të tij të sigurisë, marrëdhëniet paqësore dhe bashkërisht të dobishme me fqinjët e saj, por edhe nga forca dhe profesionalizmi i forcave të saj të armatosura”, ka shkruar Kosnett.

Kujtojmë se dje ambasadori amerikan e ka cilësuar “historik” votimin për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco