VIDEO/ 'Im shoq deshi një vajzë të përdhunuar nga serbët, ai është mrekullia ime'

VIDEO/ 'Im shoq deshi një vajzë të përdhunuar nga serbët, ai është mrekullia ime'

12:19, 13/12/2018

Rreth 20 mijë vajza dhe gra ishin viktima të dhunës seksuale në Kosovë në vitet 1998 – 1999. Përdhunimi u përdor si mjet lufte nga ushtrua serbe. Pas 20 vitesh, ato vuajnë edhe dhunën psikologjike nga familja dhe shoqëria, që i konsideron fajtore. Sot flasin ende të paidentifikuara, stigram i turpëron.

Një grua, që sot është nënë me fëmijë, tregon dramën që i ndodhi në moshën 14-vjeçare, përdhunimin nga ushtarët serbë dhe gjithë tronditjen që pasoi jetën e saj. Një mrekulli ndodhi kur një ushtar i UÇK, kërkoi të martohej pikërisht me një vajzë si ajo, që kishte qënë e përdhunuar, e tortuar, sepse donte t’i rregullonte jetën.

E pavarësisht kësaj, pavarësisht faktit se rrëfyesja anonime e konsideron të shoqin, një mrekulli në jetën e saj, ajo ende është nën presionin e familjes, shoqërisë, që të mos e rrëfejë atë që i ka ndodhur, “Mos t’i shkruhet emri kurrkund” për përdhunimin shtazarak që pësoi.

Në vijim, reportazhi nga Deutche Welle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco