Haradinaj, i prerë ndaj Stoltenbergut: Ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor

Haradinaj, i prerë ndaj Stoltenbergut: Ushtria e Kosovës votohet më 14 dhjetor

14:50, 06/12/2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është treguar i prerë dhe i vendosur se ushtria e Kosovës do të formohet më 14 dhjetor dhe se këtë ia ka bërë të ditur sot, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens stoltenberg.

Haradinaj është treguar i palëkundur përballë kundërshtive që kanë paraqitur ndaj këtij vendimi, disa vende anëtare të nATO-së.

Në një mesazh në Fb, Haradinaj tregon për telefonatën që pati:

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z. Jens Stoltenberg.

Shpreha falënderimin tim dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe kontributin e NATO-s për një ambient të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Gjithashtu shpreha respektin dhe ndjenjën e thellë për shumë ushtarë të NATO-s që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Duke shprehur mirëkuptim për qëndrimin e tij nga perspektiva multilaterale për procesin e tranzicionit, njëkohësisht e informova Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg se Kosova është e përkushtuar për një proces të tranzicionit të FSK-së që do të sigurojë një ushtri profesionale, multietnike dhe kredibile në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ky vendim sovran i Kosovës, i cili do të votohet më 14 dhjetor, përmban në vete vizionin dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës që të ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore.

FSK do të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjërë. Institucionet e Kosovës do të sigurohen të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me KFOR dhe NALT, pasi që ndajmë të njëjtat shqetësime të sigurisë, interesat dhe vlerat.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment