I ftohtë dimri, në fundjavë priten reshje shiu

I ftohtë dimri, në fundjavë priten reshje shiu

08:24, 06/12/2018

Me kalimin e frontit të ftohtë, gjatë natës së shkuar, sërish mbi rajon do të shtrihen fusha anticiklonike, që do të sjellin mot të qëndrueshëm, por më të ftohtë, ngase masa të ftohta ajrore kanë depërtuar nga veriu.

Nga fundjava, sipas parashikimeve të fundit, priten të depërtojnë vorbulla ciklonike mbi Evropë dhe rajon, që do të sjellin mot më dinamik dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

Pas përmirësimit të cilësisë së ajrit, si pasojë e kalimit të frontit të ftohtë, që solli të reshura dhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, nga nesër dhe ditët e ardhshme, sërish nuk parashihen erëra të mjaftueshme, çka do të ndikojë në rritjen e ndotësve, e si rrjedhojë edhe vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit mund të rriten në vlera të pashëndetshme.

6.12 - Mot më i ftohtë, në mëngjes me ngrica dhe vranësira, e gjatë ditës priten kthjellime.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco