Berisha: Rama në Pejë mbrojti Vuçicin, bllokmenët Kosovën e shohin si tokë armike

Berisha: Rama në Pejë mbrojti Vuçicin, bllokmenët Kosovën e shohin si tokë armike

22:05, 05/12/2018

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur mbrëmjen e sotme se në mbledhjen e qeverive në Pejë, Edi Rama mbrojti vetëm Vuçiçin.

Duke folur në emisionin ‘Pressing’ në televizionin T7 në Kosovë, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se, bllokomenët e Tiranës e kanë parë Kosovën si territor armik.

‘Qëllimi kryesor i Ramës në Pejë ishte mbrojtja e Vuçicit sepse ai e ka vëlla atë. Dhe kjo mua nuk më habit.

Cili ka qenë koncepti i bllokmenëve shqiptarë për Kosovën: Ose territor armik, ose plaçkë tregu.

Ramiz Alia realisht origjinën e ka nga Tropoja.

Lexoni çfarë thotë ai në takimin e 10 gushtit të vitit 1990 se me çfarë armiqësie flet për Kosovën: shiko se ajo është një çështje e ndërlikuar.

Këtë mendim ka edhe Edi Rama.

Ftoj qytetarët e Kosovës dhe në veçanti studentët e Kosovës, ti thërrasin ndërgjegjes qytetare e kombëtare dhe të mos pranojnë kurrë të luajnë me fatin, sovranitetin e vendit të tyre prej një grup argatësh të Beogradit’, është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco