Berisha kujton takimin me Bushin e Vjetër më 1992: Diskutuam për ...

Berisha kujton takimin me Bushin e Vjetër më 1992: Diskutuam për ...

20:54, 05/12/2018

Sali Berisha, kryeministër e president i Shqipërisë, ka folur për bisedën që ka zhvilluar me ish-presidentin e ndjerë amerikan, George H.W. Bush, për Kosovën, shumë vite më parë.

‘Ishte takimi më i rëndësishëm i jetës sime’, është shprehur Berisha në emisionin ‘Pressing’, në televizionin T7, duke iu referuar takimit me Bushin e Vjetër, në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 1992.

‘Mund të them se çështje kryesore në atë takim ka qenë Kosova’, ka kujtuar Berisha.

‘Dua t’i jap meritë mikpritësit tim... e hapi bisedën me Kosovën’, ka thënë ai, duke folur për takimin e 15 qershorit të vitit 1992.

‘Mori atllas përpara, dhe hartën e Kosovës, duke më pyetur mua për situatën’, është shprehur Berisha.

Ish-udhëheqësi shqiptar ka thënë se koha më kryesore e takimit të tij me Bushin e Vjetër në Uashington iu kushtua Kosovës.

‘Për mua, dhe për çdo shqiptar, Kosova ishte nën pushtim, dhe e kërcënuar për ekzistencën e saj’, ka thënë Berisha në T7.

‘Copëtimi i mëtejshëm i saj e shuante nga harta’, ka theksuar ai.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco