Në ditën e lindjes, Isa Mustafa kujton Rugovën: Ishte themelues i shtetit të Kosovës

Në ditën e lindjes, Isa Mustafa kujton Rugovën: Ishte themelues i shtetit të Kosovës

10:50, 02/12/2018

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot ish-presidentin, Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 74 vjetorit të lindjes.

Sipas Mustafës, Rugova me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe bëri shumë miq të politikës botërore.

 “Presidenti Ibrahim Rugova, ishte themeltar i shtetit të Kosovës, burri i madh i këtij vendi, vizionar, i mençur, burrë i urtë dhe me intelektin e pashoq, e udhëhoqi popullin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, duke e bërë të mundshëm realizimin e këtyre aspiratave shekullore. Rugova, padyshim ishte arkitekt i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Ai me diplomacinë e tij fitoi përkrahjen e botës demokratike dhe bëri shumë miq të politikës botërore. Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkushtim do të vazhdojë ta mbrojë shtetësinë e Kosovës, partneriterin me SHBA-të dhe shtetet e BE-së, rrugë të cilën e ka trashëguar nga Presidenti Rugova”, shkruan Isa Mustafa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco