Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar

Kërcënohet me jetë deputeti shqiptar

08:31, 02/12/2018

Një kërcenim me jetë për të dhe familjen e tij ka mbërritur në telefonin e deputetit shqiptar. Kjo është marrë shumë seriozisht prej tij dhe është denoncuar në polici.

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Islam Pacolli ka pasur dje punë me institucionet e drejtësisë.

Ai ka lajmëruar në stacionin nr.2 të Policisë e Kosovës për një rast kanosje që i është bërë atij nga një person.

Burime të medias kanë thënë se Pacolli ka raportuar rastin në polici, për ta dërguar pastaj te Krimet e Rënda.

Sipas burimeve, meqë kanosja ka qenë shumë serioze rasti është dërguar te Krimet e rënda, ku kërcënime te tillë nuk shkojnë zakonisht.

Personi i dyshuar, behet e ditur se është njohur për policinë e cila është në kërkim të tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco