Serbia hakmerret: Bllokon rrugët për të gjitha mallrat europiane që vijnë në Kosovë

Serbia hakmerret: Bllokon rrugët për të gjitha mallrat europiane që vijnë në Kosovë

12:22, 24/11/2018

Serbia ka marrë vendim që të gjitha mallërat evropiane që kanë destinacion Kosovën dhe anasjelltas të mos lejohen të qarkullojnë rrugëve të saj.

Vendimi ka hyrë në  fuqi në ora 00:00, të mëngjesit të sotëm. Biznesmenë kosovarë i kanë treguar Insajderit që kamionët me mallra që kanë destinacion Kosovën nuk po lejohen të futen nga Kroacia dhe Hungarian ë Serbi.

“Radhë të gjata kamionësh janë krijuar në kufi të këtyre dy shteteve”, ka treguar një tregtar.

Zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi,  ka deklaruar se zyrtarisht nuk kanë ndonjë informatë se mallrat evropaiane që kanë destinacion Kosovën janë bllokuar nga Serbia.



© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco