Kryetari i komunës Lutfi Haziri konfirmon nga janë personat që humbën jetën në aksident

Kryetari i komunës Lutfi Haziri konfirmon nga janë personat që humbën jetën në aksident

23:28, 16/11/2018

Kosova është tronditur nga një aksident i rëndë që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan ku kanë humbur jetën tri persona dhe janë plagosur katër të tjerë duke përfshirë edhe ambasadoren e Turqisë në Kosovë.

Personat që kanë vdekur në këtë aksident janë Agron Shala, 22 vjeç,  Arife Shala, 88 vjeç  dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç.

Në gjendje kritike është edhe Osman Shala, 65 vjeç,  i lënduari tjetër nga ky aksident.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar se të vdekurit janë nga Gjilani. Ai me këtë rast ka shprehur ngushëllime për familjen që ka humbur anëtarët.

“Me trishtim e mora lajmin nga mediat për humbjen e jetës së tre bashkëqytetarëve të mi nga Poneshi i Gjilanit në aksidentin që ndodhi në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala për humbjen e më të dashurve të tyre. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, ka shkruar Haziri në Facebook.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco