Aksident tragjik ,e 3 të vdekur e 4 të plagosur, përfshihet edhe ambasadorja e Turqisë

Aksident tragjik ,e 3 të vdekur e 4 të plagosur, përfshihet edhe ambasadorja e Turqisë

20:20, 16/11/2018

Një aksident i rëndë me pasojë tre të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur, ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Florije Ahmeti.

“Në ora 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë një nga personat e lënduar ne aksidentin qe ndodhi sonte ne fshatin Mramor”

Më pas është konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 3 persona, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se aksidenti tragjik ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan, konkretisht në fshatin Mramor, ndërsa mes të plagosurve është edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se edhe ambasadorja ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas lajmit të raportuar nga mediet kosovare, ka reaguar edhe Ambasada e Turqisë në Kosovë, e cila me anë të një prononcimi për Klan Kosova, është shprehur se gjendja e ambasadores Kiliç është e qëndrueshme, ndërsa po merr ndihmën e nevojshme nga bluzat e bardha.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco