Ambasadori amerikan diskuton me Vuçiç mbi dialogun Serbi-Kosovë

Ambasadori amerikan diskuton me Vuçiç mbi dialogun Serbi-Kosovë

14:47, 16/11/2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është takuar sot me ambasadorin e SHBA në Beograd, Kyle Scott. Ata kanë biseduar në veçanti për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas REL, Vuçiç e ka informuar ambasadorin Scott se Prishtina me vënien e taksës mbi prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës, ka shkelur marrëveshjen e tregtisë së lirë në Evropën Qendrore-CEFTA. Nga ana tjetër, ka shprehur kënaqësinë e tij për rritjen e shkëmbimit tregtar të mes të Serbisë dhe SHBA-së.

Ambasadori Scott nga ana e tij i ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të tregojnë fleksibilitet në arritjen e një zgjidhjeje që do t’i kontribuonte stabilitetit në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco