Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën

10:06, 14/11/2018

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut në Kosovë do të diskutohet sot në Këshillin e Sigurimit  në OKB SHBA. Seanca mbi Kosovën ishte planifikuar me iniciativën e Kinës, e cila mori kryesinë e Këshillit më 1 nëntor.

Britania e Madhe, e cila e ka pasur kryesimin e Presidencës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e kishte hequr nga raportimi 3 mujorësh, gjendjen në Kosovë.

Mjaft shtete mendojnë se raportimi për Kosovën nuk duhet të jetë kaq i shpeshtë, pasi ka probleme shumë më madhore në botë, në zonat e konfliktit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco