Parashikimi i motit, mbërrin i ftohti…

Parashikimi i motit, mbërrin i ftohti…

08:24, 14/11/2018

Gjatë të mërkurës një front i ftohtë pritet të kaloj mbi vendin tonë duke sjell vranësira, e vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

Nga dita e enjte dhe e premte priten rënie të temperaturave rreth vlerave mesatare, e në fundjavë edhe më ftohtë.

Edhe ditëve të para të javës, për shkak që nuk parashihet qarkullim i mjaftueshëm ajror, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të mbesin rreth vlerave të pashëndetshme, e pas ditës së mërkurë që parashihet të fryjnë edhe erëra mesatare pritet përmirësim i kualitetit të ajrit.

14.11 - Mot me vranësira dhe intervale me diell.

15.11 - Mot pjesërisht i vranët.

16.11 - Mot më i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes me ngrica.

Temperaturat e ajrit, në fillim të javës mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet nga 14C deri në 17C, e deri të premten minimalet do të zbresin deri në -1C, e maksimalet në 10C.

Do të fryjë erë e lehtë nga jugu dhe juglindja 1-3m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco