Haradinaj paralajmëron Thaçin: Do të shkarkojmë...

Haradinaj paralajmëron Thaçin: Do të shkarkojmë...

22:18, 12/11/2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar Presidentin Hashim Thaçi për shkarkim. Sipas Haradinajt, Thaçi rrezikon të shkarkohet nga posti i tij, nëse në dialogun me Serbinë bisedon për shkëmbim territoresh.

Kryeministri Haradinaj e ka bërë paralajmërimin në emisionin “Pressing”, të televizionit T7.

Haradinaj ka thënë se edhe partia që ai udhëheq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të votonte për rrëzimin e Thaçit nga posti i tij, “nëse ai nënshkruan diçka që cenon territorin e Kosovës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco