Kuvendi, nesër seancë të jashtëzakonshme për integrimin europian

Kuvendi, nesër seancë të jashtëzakonshme për integrimin europian

12:16, 12/11/2018

Kuvendi i Kosovës do ta mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme. Këtë e ka konfirmuar kryeparlamentar, Kadri Veseli pas përfundimit të Mbledhjes së Kryesisë.

Veseli ka theksuar se seanca do të mbahet me kërkesë të kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe se ka të bëjë me një pako të ligjeve që ndërlidhen pikërisht me Agjendën e Reformave Evropiane.

“Prioritet i yni mbetet çështja e liberalizimit të vizave, agjendën tonë për liberalizim të vizave nuk do ta ndalim, pavarësisht zërave që janë shtuar kohën e fundit. Nesër do të udhëtoj drejt Finlandës , kur të kthehem do të kemi edhe një takim në Bruksel dhe në Belgjikë, në mënyrë që të bindim edhe vendet që janë skeptike që liberalizimi është një e drejtë e qytetarëve tanë, pasi që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që lidhen me liberalizimin e vizave. Presim vendimmarrje pozitive që qytetarët të lëvizin drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë për çështjen e liberalizimit të vizave, kryeministri Haradinaj do të zhvillojë sot edhe një takim me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, Ministrin e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, duke filluar nga ora 13:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco