Thaçi takohet më Donald Trump, kërkon mbështetje për marrëveshjen me Serbinë

Thaçi takohet më Donald Trump, kërkon mbështetje për marrëveshjen me Serbinë

08:22, 12/11/2018

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mori pjesë në Paris të Francës, në ceremoninë e 100- vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Thaçi ishte ftuar nga Presidenti i Francës Emanuele Macron bashkë me dhjetra liderë nga gjithë bota për të përkujtuar këtë ngjarje historike.

 Vetë Thaçi ka njoftuar në FB se në Paris ka pasur rastin të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump dhe me kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Në Paris takova Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të cilin e falënderova për mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe rolin e saj vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.

Në këtë periudhë të rëndësishme për Kosovën ishte inkurajuese të dëgjoj se presidenti Trump mbështet “100% arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Ne në Kosovë jemi dhe do të mbetemi përherë mirënjohës ndaj SHBA-së dhe popullit amerikan.

Një takim të rëndësishëm në Paris kisha edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Temë kryesore e diskutimit tonë ishin dialogu dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përkrahja gjermane është përcaktuese për arritjen e kësaj marrëveshjeje, e cila afron edhe më tepër rajonin tonë me Bashkimin Evropian, si dhe e forcon paqen dhe stabilitetin në tërë Ballkanin Perëndimor."

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    t12/11/2018 08:35

    Pse kembengul kaq shume ky fshatar kosove per nje mareveshje qe serbia te marre teritore kosove vetem qe ta njohe serbia kosoven.po kujt po i plas nese e njef serbia shtetin e kosoves,me e keqe tani e ketyre perpjekjeve te ketij besëpreri eshte se edhe ato shtete qe e kane njohur me pare kosoven tani po terhiqen.

    Shto koment

    Denonco