Parashikimi i motit, nis rënja e temperaturave

Parashikimi i motit, nis rënja e temperaturave

08:21, 12/11/2018

Vendi ynë gjatë ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte fillimi i javës do të mbetet me vlera pothuaj të ngjashme me ato të ditëve të fundit, ndërsa nga e mërkura e tutje pritet rënie e temperaturave, sidomos të atyre maksimaleve.Nëpër ultësira do të ketë mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9-16 gradë Celsius.

Në viset malore nga dita e mërkurë temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta në dy vlerat ekstreme, minimalet nga -4-0, ndërsa maksimalet nga 2-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe më pas nga e mërkura nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco