Kroacia kundërshton idenë e ndryshimit të kufijëve Kosovë - Serbi

Kroacia kundërshton idenë e ndryshimit të kufijëve Kosovë - Serbi

10:11, 08/11/2018

Ambasadorja e Kroacisë në Prishtinë, Marija Kapitanoviç ka deklaruar se shteti i saj nuk e përkrah idenë e korrigjimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi, siç thotë ajo, kjo nuk do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm, por përkundrazi mund të shkaktonte çështje shtesë në vend të zgjidhjeve.

"Kroacia nuk e mbështet idenë për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi që nuk beson se një korrigjim i tillë do ta bënte rajonin më të qëndrueshëm". Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ambasadorja kroate në Kosovë Marija Kapitanoviq, duke shtuar se përkundrazi një iniciativë e tillë mund të shkaktojë çështje shtesë në vend të zgjidhjeve. 

“Sa i përket korrigjimit të kufijve nga pikëpamja e dikujt që vjen nga një vend i cili përjetoi një të kaluar të vështirë, ne nuk mendojmë që kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme”, ka potencuar ambasadorja Kapitanoviç. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco