U arrestua për korrupsion, Haradinaj shkarkon zëvendësministrin Cena

U arrestua për korrupsion, Haradinaj shkarkon zëvendësministrin Cena

11:07, 22/10/2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal Musa Cena.

I njëjti është arrestuar nga Policia të shtunën si i dyshuar për marrje të ryshfetit dhe gjykata ia ka caktuar një muaj paraburgim.

“Sot kam liruar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Musa Cena. Vendimi është marr mbi bazën e dyshimit se vepra është kryer gjatë mandatit aktiv të tij. Ftoj organet e rendit dhe të drejtësisë, që ta kryejnë punën me përgjegjësi në çdo situatë. Lirimi është bërë për t’i dhënë hapësirë organeve të rendit e të ligjit, që të ndjekin dhe gjykojnë paanshmërisht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco