Gjykata lë një muaj në brug Zevendësministrin

Gjykata lë një muaj në brug Zevendësministrin

18:48, 21/10/2018

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga 1 muaj paraburgim për zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, dhe dy të tjerëve, Hazër Shehu dhe Nysret Shala.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës me nga një muaj paraburgim kundër tre të pandehurve M.C., N.SH., dhe H.SH., për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit dhe keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.C duke vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme për përfitime të tij materiale së bashku me dy të pandehurit N.SH dhe H.SH.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër këtyre tre të pandehurve është e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Po ashtu ekziston rreziku se po të lihen në mbrojtje në liri të pandehurit do të mund të ndikojnë në njeri-tjetrin për të koordinuar mbrojtjen e tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Cena u arrestuar një ditë më parë nën dyshimin se kishte marrë ryshfet dhe keqpërdorur pozitën zyrtare. Ramush Haradinaj ende nuk e ka shkarkuar derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës s’ka lëshuar asnjë reagim.

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë  tre persona për “marrje ryshfeti” si dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare”, në mesin e tyre është edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco